24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Shala: Në Gjykatat në nivel vendi është duke u zvogëluar numri i lëndëve të vjetra

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të enjten ka mbajtur mbledhjen e 329-të, me ç’rast kryetarët e Gjykatave raportuan për periudhën tremujore të punës, raporton Ekonomia Online.

Fejzullah Rexhepi, kryetari i Gjykatës Supreme ka thënë se për tre mujorin e dytë, prill-qershor, ka thënë se numri i lëndëve qenë 814, prej të cilave janë përfunduar 559 lënde.

Ai ka thënë se shkalla e efikasiteti për tre mujorin e dytë ka qenë 109.39.

“814 lëndë prej tyre 511 lëndë të reja, janë përfunduar 559 lënde, shkalla e efikasiteti për tre mujorin e dytë ka qenë 109.39. Mbajtja e konferencës së 14-të, të kryetarëve të Gjykatave të Evropës Juglindore që kanë marrë pjesë 8 shtete”,  ka thënë Rexhepi.

Kryetari i Komisionit për Monitorim, Vlerësim dhe raportim të planit strategjik, Afrim Shala, prezantoi raportin për këtë periudhë.

“Gjatë kësaj periudhe Komisioni ka punuar vazhdimisht, komunikimet dhe takimet individuale me kryetarët, administratorë. Komisioni ka pas komunikim me gjyqtarët e divizionit, komisioni kanë kërkuar sqarim për lëndet e vjetra, të dorëzohen sa më shpejt. Komisioni ka realizuar vizita për të parë gjendjen në Gjykata. Komisioni do të monitorojë vazhdimisht punën e tyre, janë mbajtur tryeza me gjyqtarë, punëtorë që kanë pas rezultat. Ka hartuar njoftime dhe raporte për KGJK-në që ka dalë me vlerësime dhe rekomandime sipas planeve strategjike. Në Gjykatë janë pranuar 6 lëndë 5 janë zgjedhur. 335 lëndë të mbetura, 208 lëndë të mbetura i ka Gjykata Themelore. 2661 lëndë të mbetura për vitin 2014”, ka thënë Shala.

Qerim Ademi, anëtarë nga KGJK-ja, shtroi pyetjen drejt Shalës së janë të sakta taë dhënat në këtë raport.

“Meqenëse përmendët se vazhdimisht keni pas vizita me kryesues kur shikojmë përqindjen e disa lëndëve disa Gjykata e kane reduktuar në masë të madhe lëndët e vjetra. Raporti lidhur me lëndët e vjetra a është i saktë si shifër se nuk qëndron saktësisht ai numër i lëndëve të vjetra a është i sakte e konfirmuar kjo shifër”.

“Cila është ngecja e disa Gjykatave përkatësisht degët që nuk i kanë reduktuar lëndët. Dhe kur sheh numrin që kanë trajtuar me numrin e gjyqtarëve nuk del të jetë zgjidhje e madhe e lëndëve”, ka shtuar Ademi.

Shala ka thënë se se të dhënat e prezantuara në parim janë të sakta dhe se sipas tij numri i lëndëve të vjetra është duke u zvogëluar në të gjitha gjykata në nivel vendi.

“Ne konsiderojmë se të dhënat e prezantuara në parim janë të sakta, vlerësimin e kemi bërë bazuar nga të dhënat qe kemi marr nga departamenti për statistika e në veçanti që e ka paraqit kryetari i Ferizajt, dhënat të ketë dallime plus minus pak po të dhënat janë të sakta dhe përfaqësuesit e departamentit statistikë na kane sqaruar se se janë të saktat lëndët”.

“Gjitha Gjykatat në nivel të Republikës së e se Kosovës janë tejet aktive për kryerjen e lëndëve të vjetra dhe mundem me thënë me përgjegjësi se është ka zvogëlohet numri i lëndëve të vjetra. Në Prishtinë është prurja e numrit të madh të lëndëve në Prishtinë ku edhe kemi dhënë rekomandime konkrete”.

Ademi nga KGJK-ja , ka thënë se Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shkallën e zvogëlimit 45.6 rezultat i jashtëzakonshëm sepse nuk ka pas gjyqtar shumë që kanë punuar në civile.

“Si ka qenë dhe si është e kemi paraqitur situatën dhe kemi pa se në disa lënë ka zvogëlim të natyrës së lëndëve të vjetra”, ka thënë Shala

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit