Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala është takuarë me bashkëluftëtarë dhe miq e ditëve të vështira e të lavdishme të luftës për liri.
Ai ka thënë se ka marrë mbështetje nga ta për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Së bashku me kandidatin për deputet, Adnan Thaçin, zhvilluam një takim me veteranë të UÇK-së, ku diskutuam për rrugën që i nevojitet Kosovës për një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar. Është shtysë dhe vullnet për punë të mëtutjeshme kur marr këso mbështetje nga bashkëluftëtarët dhe miqtë e ditëve të vështira e të lavdishme të luftës për liri. #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.