17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Shala, Kurtit: Duhet të kërkosh falje për akuzat për tradhti pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i informojë në hollësi se çfarë marrëveshje është nënshkruar dje në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë.

Shala e ka pyetur Kurtin se a cenon sovranitetin e vendit ajo marrëveshje.

“Do të ishte mirë që sot kryeministri Kurti sot të dilte këtu dhe të tregonte se a ishte marrëveshje e re apo marrëveshje e vjetër. Cila është e vërteta e juaj që keni folur me vjet, a është kjo marrëveshje që e cenon sovranitetin e Kosovës, nëse është marrëveshje e re çka dallon nga e vjetra të cilën e ke sha dhe e ke fyer. Na thuaj dallimin mes të vjetrës dhe të rejës. Ajo marrëveshje që na keni servuar a do të ketë implikime në pjesën tjetër të territorit të Kosovës?”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se nëse marrëveshja është e njëjta, atëherë Kurti duhet të kërkojë falje për katrahurën 10-vjeçare që i ka bërë Kuvendit në emër të tradhtisë energjetike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit