Shala kritikon PDK-në: Nuk i ndihmuan sa duhet ish-krerët e UÇK-së, vetëm bënin fotografi para burgut

- Advertisement -

Avokati Hasan Shala, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke pretenduar se kjo parti nuk është angazhuar mjaftueshëm për të ndihmuar dhe mbrojtur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas tij, angazhimi i PDK-së është kufizuar kryesisht në vizitat ndaj tyre në Hagë dhe siç u shpreh ai, janë bërë vetëm fotografi, ndërsa kontributi konkret për ndihmën dhe mbrojtjen e tyre ka qenë i vogël.

Ai kritikoi gjithashtu përpjekjet e fundit për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësimin se një ligj nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

“PDK-ja hiç fare nuk është angazhuar për ndihmën e tyre, por vetëm i kanë vizituar në Bruksel dhe kanë dalë para Hagës me bërë foto. Në anën tjetër, shumë pak kanë kontribuar për ndihmën dhe mbrojtjen e tyre. Tash, kinse po e bëjmë këtë ligj, por kur ligji bie ndesh me Kushtetutën”, tha Shala në Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit