10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Shala i reagon Muratit: Të pavërteta, shifrat e demantojnë – deklarata për fushatë zgjedhore

- Advertisement -

Ministri i financave, Hekuran Murati, deklaroi të dielën se investimet kapitale në 2023 kanë shënuar rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë.Ai përmes një postimi në Facebook, tha se trendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale.

Por, me këto deklarata nuk po pajtohet deputeti i PDK-së, Ferat Shala.Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se e vërteta e vetme është se ka pasur rritje qeverisja lokale që udhëhiqet nga PDK-ja.

“Vetëm një e vërtetë është në deklaratën e ministrit Murati është se kanë pasur rritje qeverisja lokale ku ka qeverisur PDK-ja dhe ato janë shumë, të tjerat janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, thotë ai.

Deputeti vlerëson se Murati duhet të përgjigjet për investime kapitale të ministrive, ku shifrat e demantojnë atë.

“Pra, z.Murati nuk duhet të përgjigjet për investimet kapitale të pushtetit lokal sepse nuk e ka asnjë ingerencë e asnjë kompetencë, por ai duhet të japë llogari për investimet kapitale në nivel të sektorëve qeveritar, në nivel të ministrive përkatëse të qeverisë, të cilat realisht shifrat e demantojnë skajshmërish ministrin Murati”, thekson Shala për Gazeta Blic.Lidhur me paralajmërimin për ‘boom’ për këtë vit, deputeti i PDK-së thotë se jemi në fazën fillestare por s’mund të pritet diçka duke i parë punët në këto 3 vite.

“E sa i përket shifrave të parapara për këtë vit, ne jemi në fazën fillestare, do të shohim. Nga ajo që kemi parë në këto 3 vite, është vështirë të ketë ndryshime substanciale në investime kapitale, me theks të veçantë të reja, ndërsa ato që janë të bartura, edhe mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël sidomos në infrastrukturë të dy-tre projekteve që janë në zhvillim e sipër, tash e katër vite”, deklaron ai.Se pse po i bën ministri Murati këto deklarata, deputeti shton se për shkak se jemi në vit zgjedhor.

“Ne kemi thënë edhe përballë ministrit Murati në komision për buxhet dhe financa që në total edhe planifikimi edhe realizimi ka qenë jashtëzakonisht i ulët. Tashmë kemi hyrë në vitin zgjedhor dhe z.Murati orvatet që të krijojë një opinion të paqenë sa i përket investimeve kapitale sepse nuk ka projekte për të numëruar, nuk ka projekte në realizim, që pritet të shihen, të preken, nga qytetarët nga bizneset, prandaj që normalisht e vetmja gjë që i ka mbetur është ASK që të marrë aty shifra dhe ato të mos i interpretojë direkt dhe të paraqitet me anë të statistikave punën e tij të pasuksesshme”, përfundon deputeti i PDK-së,

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit