-0.8 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Shala i PDK-së viziton familjen e heroit Halim Bajraktari

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka vizituar familjen heroit Halim Bajraktari, i cili është vrarë në prill të vitit 1999.

Ai ka thënë se heroi i kombit Halim Bajraktari ishte një ndër ata shqiptarë që dashurinë ndaj kombit dhe atdheut, si dhe besimin në Zot, e kishte shndërruar në burim të forcës për të rezistuar ndaj armikut pushtues.

Në familjen e heroit Halim Bajraktari, i cili u vra në prill 1999 te Guri i Gradinës. U takova me babain e tij, Bacën Ramadan dhe djalin e tij Halimin, i cili mban me krenari emrin e heroit. Isha i nderuar nga mikpritja e familjes së Halimit, të cilin e kisha mik dhe bashkëluftëtar që nga orët e para të luftës sonë për liri. Halimi mbante nofkën “Hoxha,” dëshmi e përkushtimit të tij ndaj besimit dhe edukimit të tij fetar. Heroi i Kombit Halim Bajraktari ishte një ndër ata shqiptarë që dashurinë ndaj kombit dhe atdheut, si dhe besimin në Zot, e kishte shndërruar në burim të forcës për të rezistuar ndaj armikut pushtues”.

“Halimi nuk ishte anëtari i parë i kësaj familjeje të madhe shqiptare që dha jetën për atdheun, duke ndjekur kështu një traditë të kahmotshme patriotike që e ka karakterizuar këtë familje ndër breza. #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit