28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shala i PDK-së për rastin e Martin Berishajt: Pres transparencë në këtë kohë të kësaj qeverie pa transparencë

- Advertisement -

Për deputetin e PDK-së, Ferat Shala, i cili është edhe anëtar i komisionit të lartë cekur, intervistimi i Martin Berishajt nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është veprim që duhet të përshëndetët dhe se pret transparencë e poashtu edhe të zbulohet e vërteta.

‘’Veprimet e Prokurorisë i përshëndesim, besojmë në drejtësi, besojmë në zbardhjen e të vërtetës, të zbulohet e vërteta, të fitohet ligjshmëria, të fitohet transparenca, i duhet transparenca në këtë kohë të kësaj Qeverie pa transparencë. Duhet transparencë, jo vetëm të rasti Berishaj, por duhet transparencë edhe të rezervat shtetërore, ku sot e mbyllëm edhe formalisht punën në Komisionin Hetimor, si rezultat i sabotimit të shumicës parlamentare në Komision’’, thotë Shala i PDK-së për FrontOnline.

Deputeti Shala thotë se nuk pret asgjë më shumë se sa transparencë nga rasti Berishaj.

‘’Nuk pres asgjë më shumë se sa transparencën dhe të vërtetën nga rasti Berishaj’’, thotë Shala.

Anëtari i këtij komisionit nga radhët e PDK-së, shprehet se jo vetëm me energji, por Prokuroria duhet të merret edhe me skandale tjera dhe në sektorët e tjerë, përfshirë edhe ata me tenderët njëburimorë.

‘’I duhet transparenca, pse nuk kemi blerje të rezervave shtetërore në vitin 2023 dhe në vitin 2024, pra skandalet jo vetëm në energji por në gjithë sektorët tjerë, duhet që Prokuroria e Shtetit të merret, sikurse qysh është çështja e tenderëve njëburimorë’’, thotë ai.

Ambasadori Berishaj është intervistuar të premten nga Prokuroria Speciale nën dyshimet për disa vepra penale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit