6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shala i PDK-së: Jam i përkushtuar për të promovuar një klimë të favorshme investimi në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Evropian të Investitorëve në Kosovë (EIC).

Shala ka thënë se në këtë takim është shprehur i përkushtuar për të promovuar një klimë të favorshme investimi në Kosovë.

“Sot me ftesë të Këshillit Evropian të Investitorëve në Kosovë (EIC), mbajtëm takim të përbashkët me Komision për Ekonomi, për të diskutuar problematikat, zgjerimin dhe bashkëpunimin me investitorët e huaj në Kosovë. EIC u krijua për t’i dhënë zë investitorëve evropianë  dhe për të hequr mangësitë sistematike të mjedisit të biznesit dhe për të rritur investimet e huaja direkte. Për më tepër, Këshilli i Investitorëve Evropianë punon ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë, BERZh, institucionet e Kosovës dhe të gjitha ambasadat  të pranishme në Kosovë.  Shpreha garancinë, që si deputet dhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, jam i përkushtuar për të promovuar një klimë të favorshme investimi në Kosovë dhe jam i gatshëm të punojë me ta për të adresuar çdo problem me të cilin mund të ballafaqohen”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit