Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie, e cila do të mbahet të shtunën në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
“Këtë të shtunë, më 11 janar, në ora 16:30, ju ftojmë të bashkoheni me ne në sallën 1 Tetori në Prishtinë, për hapjen zyrtare të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës. Së bashku, me besimin dhe mbështetjen tuaj, me kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamza, jemi gati të dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë. Ju mirëpresim! #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.