Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 17, Ferat Shala, ka bërë me dije se në Gllanasellë, “Drenasi dhe Skenderaji u bashkuan në një forcë të vetme për fitoren e PDK-së”.
Ai ka thënë se “ky unitet dhe bashkim i fuqishëm janë dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë”.
“Në Gllanasellë, Drenasi dhe Skenderaji u bashkuan në një forcë të vetme për fitoren e PDK-së. Ky unitet dhe bashkim i fuqishëm janë dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë. Për një të ardhme më të mirë për Kosovën. #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.