Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka shpalosur para banorëve të Dobroshecit të Drenasit, programin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shala ka thënë se Dobrosheci i Drenasit ka qenë gjithmonë me PDK-në.
“Me banorët e Dobroshecit në prezantimin e programit tonë për një Kosovë më të mirë. Qytetarët meritojnë të ardhura më të mira, përmes një zhvillimi ekonomik, meritojnë shëndetësi të dinjitetshme dhe investime kapitale. Dobrosheci ka përkrahur gjithmonë PDK-në. Me programin tonë, gjithandej Kosovës do të ndjehet dora e shtetit, me përkrahje dhe investime që ndryshojnë rrënjësisht për të mirën e vendit. #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në Facebook.