10.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Shala: Bordi i KPMM-së ka bërë shkelje të mëdha ligjore dhe procedurale

- Advertisement -

Janë bërë pesë muaj që kur është formuar bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

E përgjatë kësaj periudhe puna e tyre po vlerësohet jofunksionale dhe me vonesa në trajtimin e qindra lëndëve për certifikim.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi Ferat Shala tregon se edhe ato licenca të cilat janë dhënë nga Bordi, janë përcjellë me disa shkelje ligjore.

“Bordi ka bërë shkelje të mëdha edhe ligjore edhe procedurale veçanërisht tek licencat e Sharrcemit, KEK-ut dhe të Trepçës. Është anomali logjike dhe juridike që Trepça sot të ketë licencë dy-vjeçare, KEK-u trivjeçare ndërsa Sharrcem 22 vjet licencë nga ky Bordi emëruar nga kjo Qeveri për situatën çfare realisht jemi sot është definitivisht një goditje e rëndë e sektorit të industrisë”, tha Shala.

Ky Bord ishte për raportim në Komision, ku kërkesat e njëjta i pati deputeti Shala.

“Çfarë veprimesh keni marrë ju me Sharrcemin, sa janë në harmoni me legjislacionin veçanërisht të Pyjeve dhe me ligjin e ri të Pyjeve, Agjencionit të ri të Pyjeve, cili është relacioni i KEK-ut me ligjet dhe i Trepçës, këto na vyjnë informacion më i shpejt në mënyrë që me mujtë me marr hapa të tjerë”, tha Shala.

Mirëpo me vendim të përbashkët të anëtarëve, raporti për vitin 2024 pritet të bëhet në mbledhjen e radhës.

E kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj tregon se në mungesë të licencave, bizneset janë në gjendje të rënduar.

“Ne jemi çdo ditë në takim me përfaqësuesit e bizneseve të këtij sektori dhe mund të konkluzojmë se shumica e këtyre kompanive janë në buzë apo prag falimentimit për shkak të barrierave dhe neglizhencës të viteve që nuk janë të pajisur dhe si rezultat i mungesës së këtyre licencave dhe si rezultat i këtyre shumica e bizneseve nuk janë duke punuar dhe teknologjia e tyre e rëndë të cilët janë blerë me kredi dhe kamata të larta nuk kanë sesi të vazhdojnë tutje”, tha Dreshaj.

Gjatë ditës Bordi i KPMM-së ka shfaqur para deputetëve raportin për vitet 2022 dhe 2023 ku më pas ka pasur pyetje nga deputetët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit