- Advertisement -
Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, ka vizituar kompaninë e njohur “Xani Dekor” në Polac, e cila operon në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve.
Gjatë kësaj vizite, ai është pritur nga pronari i kompanisë, Hysni Xani, të cilin e cilësoi si një njeri me vizion dhe pasion për cilësinë dhe inovacionin.
“Xani Dekor” është një prej shembujve të suksesit të biznesit shqiptar, duke krijuar vende pune dhe mundësi për të rinjtë e zonës.
Dervishaj ka shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e sektorit privat, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së bizneseve vendore për një ekonomi më të fortë dhe të qëndrueshme.
https://www.facebook.com/share/p/1F4reGaMdS/