“Miq, ditën e 9 shkurtit bashkë do të ngrihemi nën flamurin e PDK-së, me numrin 131 dhe do vulosim fitorën tonë”. Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj pas një takimi në Rahovec.
“Ditën fillova duke takuar një pjesë të banorëve të fshatit Qifllak, Komuna e Rahovecit! Bashkë me mikun dhe kandidatin, Idriz Vehapi, u bëmë një me ata që duan ta shohin Kosovën të zhvilluar dhe të begatë. Miq, ditën e 9 shkurtit bashkë do të ngrihemi nën flamurin e PDK-së, me numrin 131 dhe do vulosim fitorën tonë 🙏 #PDK131 #BedriHamza1 #ShahinDervishaj77”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.