-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Sfida një milion dollarëshe e Apple

- Advertisement -

Apple ka njoftuar një sfidë prej një milion dollarësh për të testuar sistemin e tyre të ri të sigurisë AI, duke shënuar një hap të ri drejt teknologjisë së sigurt dhe inovative për përdoruesit e iPhone.

Apple po rrit ndjeshëm sigurinë për inteligjencën e re artificiale, Apple Intelligence, duke ofruar një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që arrin të godasë sistemin e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Gjiganti i teknologjisë bëri njoftimin të enjten, duke ftuar “çdo studiues sigurie ose këdo me interes dhe kuriozitet teknik” për të testuar teknologjinë e tij AI dhe të kryejë verifikimin e tyre të pavarur të pretendimeve të Apple.

Çmimi fokusohet në infrastrukturën “Private Cloud Compute” (PCC) të Apple, e krijuar për të trajtuar detyra komplekse të AI përtej aftësive në pajisje.

Projektuar me enkriptim end-to-end, PCC fshin kërkesat e përdoruesve menjëherë pas përfundimit për të ruajtur privatësinë.

Deri më tani, Apple ka qasje të kufizuar në PCC për auditorët e palëve të treta, por ftesa në fjalë hap platformën për një shqyrtim më të gjerë, me qëllim të vlerësimit të qëndrueshmërisë së sigurisë së saj.

Për të inkurajuar testimin gjithëpërfshirës të PCC, Apple ka zgjeruar programin e saj Security Bounty.

“Për të inkurajuar më tej eksplorimin tuaj të Private Cloud Compute, ne po zgjerojmë Apple Security Bounty për të përfshirë bounty për dobësitë që demonstrojnë kompromis me garancitë kryesore të sigurisë dhe privatësisë së PCC”, tha Apple.

Hakerët pjesëmarrës do të kenë qasje në një udhëzues sigurie dhe një mjedis testimi virtual për Developer Preview të macOS Sequoia 15.1 dhe kërkon një pajisje Mac me një çip të serisë M dhe të paktën 16 GB RAM.

Apple po ofron 100 mijë dollarë për shfrytëzimin e kërkesave për kode të paverifikuara, ndërsa kushdo që fiton qasje të paautorizuar në të dhënat e ndjeshme të përdoruesit jashtë “kufirit të besimit” të PCC, mund të fitojë 250 mijë dollarë.

Një çmim i madh prej 1 milion dollarë pret këdo që mund të ekzekutojë kodin e pazbuluar brenda mjedisit të sigurt të PCC.

Apple Intelligence, e cila është e integruar në iPhone-ët më të fundit – modelet 16, 15 Pro dhe 15 Pro Max – do të zbulohet javën e ardhshme.

I prezantuar fillimisht në shtator, ai sjell veçori të drejtuara nga AI si shkrimi gjenerues, emoji dhe mesazhe të përmirësuara. Tani për tani, vetëm modelet e nivelit të lartë të iPhone do të kenë këtë inteligjencë artificiale, duke i shtuar ekskluzivitetin atyre modeleve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit