Sezoni i Championsit nis sonte

- Advertisement -

Sezoni 2026/27 i Ligës së Kampionëve, saktësisht i fazës së ligës, starton zyrtarisht këtë javë.

Në fakt, ndeshjet e xhiros së parë të kësaj faze, do të zhvillohen sot, të mërkurën dhe tëenjten mbrëma.

Megjithatë, xhiroja e parë nis sonte me dy ndeshjet: AEK Athina – LASK dhe Club Brugge – Aston Villa.

Të dyja këto ndeshje startojnë nga ora 18:45 pasi katër duelet tjera do të nisin nga ora 21:00.

Borussia Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City, Lille – Real Betis dhe Real Madrid – Inter, janë përballjet e sonte mbrëma.

Ndërkohë, nga gjashtë ndeshje të xhiros së parë do të luhen edhe të mërkurën edhe të enjten, ku në total për këto tri ditë do të zhvillohen 18-të përballje të Championsit.

Të ngjashme

Të fundit