17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“S’është befasi” – Ramadani komenton “largimin” e Lajçakut nga dialogu Kosovë– Serbi

- Advertisement -

Politologu Shkodran Ramadani, në emisionin “Rreth e Rrotull“, në TV Dukagjini, ka thënë se Lajçaku është politikan i cili u angazhua në shumë procese, i cili ka shtegëtuar nga një pozitë në tjetrën, dhe ka një karrierë të bujshme në diplomaci.

Sipas Mustafës, largimi i Lajçakut nuk është asgjë befasuese, ishte gjë gjë pritej dita ditës.

“Vite më parë ishte përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Bonje Hercegovinë dhe kur i erdhi mundësia që të bëhet Minister i Jashtëm i Sllovakisë, ai e la postin që e kishte në Bosnje dhe vazhdoi punën në vendin e tij në Sllovaki”, ka thënë Ramadani.

Politologu Ramadani, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se largimi i Lajçakut duhet të shikohet si një mundësi e kufizuar për të ndryshuar formatin e dialogut.

“Roli i ndërmjetësuesit nuk është i pa rëndëshishëm, ai mund të diktojë dinamikat, agjentat, detajet në prapaskena dhe në tavolinën e negociatave”, ka shtuar tutje.

Ramadani u shpreh se Kosova mund të shfrytëzoj ndërrimin potencial të ndërmjetësuesit dhe të insistoj që pasardhësi i Lajçakut të jetë dikush që mund të jetë më pro Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit