28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Serwer: Kosova është dukshëm më e kualifikuar për Këshillin e Evropës sesa Serbia

- Advertisement -

Daniel Serwer, specialist në fushën për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, duke komentuar përpjekjet e Serbisë për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, theksoi se Kosova është dukshëm më e kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj organizata evropiane sesa Serbia.

Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme evropiane. Në favor të Kosovës ishin plot 131 parlamentarë evropianë, kundër 29 dhe 11 abstenuan. E profesori amerikan e cilësoi të turpshëm e dashakeq zemërimin e Serbisë.

“Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor. Dhe anëtarësimi i Kosovës do t’u japë serbëve që jetojnë atje një rrugë të re dhe potencialisht të frytshme për të ndjekur ankesat përmes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECTHR)”, deklaroi Serwer.

Në një artikull të fundit kushtuar zhvillimeve gjeopolitike në botë, ai konsideroi se Serbia mund të humbasë betejën për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës. Megjithatë, ai nënvizoi se për Kosovën ekzistojnë ende sfida sa i përket integrimeve euro-atlantike, posaçërisht anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimin Evropian (BE).

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në panteonin e kombeve evropiane, ndërsa lëvizjet reale politike pritet të nisin në prag të takimit të ministrave të jashtëm – organi vendimmarrës i organizatës – në mes të muajit maj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit