11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Serie A nuk e pranon kërkesën e Interit dhe Juventusit për finalen e Superkupës

- Advertisement -

Këshilli i Ligës së Serisë A ka vendosur që finalja e Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit të luhet më 12 janar në Milano, ashtu siç ishte paraparë.

Liga nuk do t’u japë dy klubeve shtyrjen e kërkuar për situatën në zhvillim sa i përket Covid-19.

Këshilli i Lega Serie A, i mbledhur sot, njëzëri hodhi poshtë propozimin e dy klubeve për shtyrjen e ndeshjes për shkak të situatës me Covid.

Ndërkohë që shitja e biletave për finalen është ende e pezulluar pas vendimit të qeverisë për të rikthyer në 50% kapacitetin e stadiumeve.

Interi dhe Juventusi kishin shprehur gatishmërinë e tyre për të shtyrë finalen e Superkupës në pranverë, me 18 maj si datë të mundshme, dhe shpresonin të mund të luanin në një stadium që është sërish të paktën 75% plot dhe në një periudhë më pak intensive ndeshjesh, jo si në këtë janar.

Megjithatë, propozimi për shtyrjen nuk i bindi këshilltarët e Legës.

Në mbledhjen e sotshme të Këshillit të Ligës, finalja e Superkupës së Italisë nuk është e vetmja temë.

Ditët e fundit, disa klube të Serisë A, të goditura nga raste të shumta me koronavirus, kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të enjten dhe të dielën. Prandaj, në Ligë, ata duhet të reflektojnë dhe të vendosin nëse do të luhen rregullisht të gjitha ndeshjet e Serisë A të dy javëve të para të fazës së dytë, të planifikuara për datat 6 dhe 9 janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit