5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Serbia nuk i rinovon shkollat shqiptare në Luginë, pavarësisht kushteve minimale nuk ka investime nga vitet e 80-ta

- Advertisement -

Gjendja e shkollës “Migjeni” vështirë se mund t’i bëjë ballë lëkundjeve të tokës, e njëjta nuk është rinovuar që nga viti 1990.

Pavarësisht mureve të çara, dyer të vjetruara e kushte minimale në malësi të Preshevës mësojnë gjashtë nxënës. Për më shumë se 30 vite, gjendja e kësaj shkolle shqipe është e njëjtë.

Edhe në këto kushte, Qeveria e Serbisë nuk ka ndarë buxhet për rinovimin e kësaj shkolle.

Këtë shtator, nxënësit e Buhiqit, Ranatocës, Maxherës dhe Ilincës pritet t’i drejtohen dyerve të improvizuara.

Në gjendjen e njëjtë është edhe shkolla “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit.

Drejtori i kësaj shkolle, Qemal Beqiri, thotë se në këtë objekt ka mungesë të sallës së edukatës fizike dhe kabineteve të lëndëve shkencore.

Investim të këtij objekti shkollor ka kërkuar edhe kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se nxënësve shqiptarë po iu shkelet e drejta për arsim.

Që Serbia po i diskriminon nxënësit shqiptarë e thotë edhe kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi.

Edhe në shkollën “Sami Frashëri” investim nga Serbia nuk pati nga viti 1982.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit