2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë çdo të hënë nga tre orë

 

“Serbët e zhvendosur nga Kosova sot do të bllokojnë qarkullimin në Rudar për tre orë nga ora 12:00 deri në 15:00 për të gjitha automjetet të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdares, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, ka kumtuar Shoqata e Serbëve të Zhvendosur nga Kosova me seli në Kurshumli, raporton Euronews Serbia.

Sipas raportimeve, bllokada e rrugës do të zbatohet për shkak të “terrorit” ndaj serbëve në Kosovë, ku në veçanti përmendet kryeministri Albin Kurti.

“Bllokada e rrugës do të mbahet çdo të hënë për tre orë, derisa të përfundojë terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, pretendohet në këtë kumtesë.

Kjo shoqatë pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.

Ata kërkojnë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ministri i jashtëm Ivica Daçiq dhe anëtarët tjerë të qeverisë serbe që “urgjentisht t’u dërgojnë një letër të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, për të ndalur urgjentisht terrorin dhe arrestimin e serbëve të pafajshëm”.

Ky grup ende kërkon “kthimin urgjent të një mijë ushtarëve serbë në Kosovë”, duke përmendur Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244.

E në listën e kërkesave ishte që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre, “të cilat do të

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit