6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Serbët edhe sot protestojnë në veri, Policia e Kosovës përkujdeset për sigurinë

- Advertisement -

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me protesta në veri të vendit.

Serbët të cilët kanë punuar në kuadër të komunave paralele serbe kanë tentuar që të kthehen në punë, në këto objekte.

Ata protestuan edhe dje para ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, të cilat u mbyllën javën e kaluar nga autoritetet e Kosovës.

Të njëjtit kërkuan lirimin e objekteve të mbyllura dhe kthimin në punë.

Serbët kanë thënë se vendet e tyre të punës janë burim për ta dhe familjet e tyre derisa thonë se situata aktuale ua vështirëson edhe më shumë mbijetesën dhe qëndrimin në Kosovë.

Në këtë protestë të sotme janë parë edhe figura politike serbe të cilët funksionojnë në Kosovë.

Ndryshe protesta e djeshme ka përfunduar e qetë derisa për sigurinë si dhe, por edhe sot po përkujdesen Policia e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit