15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Serbët e veriut të paprekur nga shtrenjtimi i rrymës

- Advertisement -

Nga e shtuna, qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike 15.4 përqind më shtrenjtë se përpara.

Por, kësaj rritje nuk do t’ia kenë hall qytetarët serbë të veriut që nuk paguajnë faturat as me çmimin e vjetër e as me këtë të riun. E kjo duket që nervozoi edhe më shumë qytetarët për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Për këtë gjendje dikush drejton gishtin kah institucionet në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

E nga ata që mbrojnë të drejtat e njeriut, kjo është kryekëput shkelje e tyre.

Bile, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, qytetarët serbë janë edhe shpenzuesit më të mëdhenj të rrymës.

Nga KMDLNJ i bëjnë thirrje qytetarëve që revoltën e tyre për rritjen e çmimit të rrymës ta shfaqin me forma të ndryshme të ligjshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit