8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Senati francez voton për planin e pensioneve të Macronit, pavarësisht protestave të reja

- Advertisement -

Senati francez të shtunën mbrëma miratoi planin jopopullor të reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, pas ditës së shtatë të demonstratave që nuk ishin aq të mëdha sa kishin pritur autoritetet.

Njëqind e nëntëdhjetë e pesë anëtarë të dhomës së lartë të Parlamentit francez votuan pro tekstit, masa kryesore e të cilit është rritja e moshës së pensionit me dy vjet në 64, ndërsa 112 votuan kundër.

Protestat – dhe grevat e vazhdueshme që kanë prekur rafineritë, transportin publik dhe grumbullimin e plehrave – synuan të bëjnë presion ndaj qeverisë për të tërhequr planin e pensioneve, për të cilin tha se është thelbësor për të siguruar që sistemi i pensioneve të mos mbarojë para, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Pas qindra orësh diskutimesh, Senati miratoi planin e reformës së pensioneve. Është një hap kyç për të realizuar një reformë që do të garantojë të ardhmen e sistemit tonë të pensioneve,” shkroi kryeministrja Elisabeth Borne në Twitter.

Ajo shtoi se ishte “plotësisht e përkushtuar për të siguruar që teksti do të miratohet përfundimisht në ditët në vijim”.

Tani që Senati ka miratuar projektligjin, ai do të shqyrtohet nga një komitet i përbashkët i ligjvënësve të dhomës së ulët dhe të lartë, ndoshta të mërkurën.

Nëse komiteti bie dakord për një tekst, një votim përfundimtar në të dyja dhomat ka të ngjarë të bëhet të enjten, por rezultati i tij duket ende i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partisë së Macronit i duhen votat e aleatëve për një shumicë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit