12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Selmanaj thotë se Kurtin e VV-në e ka kapur paniku: Përfundone urën 30 metra të Badovcit

- Advertisement -

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me pjesën e parë të rrugës Prizren – Tetovë.

Në shkrimin e tij, Selmanaj ka vlerësuar se kryeministrin Albin Kurti dhe VV-në e ka kapuar paniku “që kanë dështuar në çdo fushë”.

Tutje, ai ka pasur një kërkesë në drejtim të Qeverisë së Kosovës, duke iu sugjeruar që të përfundojnë urën e Badovcit.

“Albini dhe Vetëvendosja, të kapur nga paniku që kanë dështuar në çdo fushë, kanë nisur një projekt vetëm për të krijuar iluzionin e suksesit.

Këtë mashtrim zgjedhor e zbuloi më së miri Ministri i Infrastrukturës i Maqedonisë, i cili deklaroi se pala maqedonase as nuk ka projekt, as nuk ka marrë vendim nëse do ta realizojnë.

Prandaj, z. Ministër i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, do të ishte më mirë të përfundonit urën 30 metra të Badovcit apo ndonje projekt tjeter që ka filluar motiiii sesa të përpiqeni të mashtroni me “fillimin e punimeve” per rrugën Prizren-Tetovë” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit