12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Selmanaj: Qeveria ia ka vënë lakun në fyt qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka numëruar disa vendime të pushtetit të Vetëvendosjes që sipas tij shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka rikujtuar faktin se VV votoi kundër tërheqjes së trustit, kundër vendimit për njohjen e stazhit të punës për çështjen e pensioneve si dhe së fundmi rritja e tatimit në pronë.

Postimi i plotë:

Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.

Vetëm brenda 5 dite:

Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti.
Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999.

Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.

Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit