28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Selmanaj: Kurti nuk e realizoi asnjë takim të vetëm me institucionet e SHBA-ve

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka akuzuar kryeministrit Kurti lidhur me trajtimin që po e merr Kosova në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka deklaruar se vizita e Kurtit në ShBA nuk kishte asnjë rëndësi përveç pjesëmarrjes në Këshillin e Sigurimit.

“Albin Kurti, shkon në SHBA por gjithçka reduktohet në pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit,që reference nismëtare e këtyre takimeve është Rezoluta 1244.Indikative është fakti se Albin Kurti nuk e realizoj asnjë takim të vetëm me institucionet e SHBA-ve, shtetit që ka merita kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit tonë.

Po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri , por jo edhe në Kosovë. Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione. Nga SHBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme. Ja ku e solli Kosovën ky njeri!!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit