8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Selmanaj kërkon nga Prokuroria Speciale që ta marrë në pyetje Kurtin: Është i implikuar

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se pret arrestime të tjera në Qeverinë e Kosovës për shkak të skandaleve që kanë ndodhur me vajin dhe rezervat shtetërore.

Madje, ai ka theksuar se Prokuroria Speciale duhet të intervistojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, si i implikuar në këtë çështje.

“Unë jam i bindur që ministrja dhe njerëzit vartës të saj do të intervistohen nga Prokuroria. Ndoshta, ndoshta duhet parë edhe implikimet e kryeministrit sepse ka komunikim mes Rozeta Hajdarit dhe kryeministrit, ku i kërkon 10 milionë euro t’i ndajë nga Fondi Emergjent për blerje në procedura”, tha Selmanaj në Kanal 10.

Sipas tij, në këto emaile kryeministri ka kërkuar që 10 milionë euro të ndahen nga Fondi Emergjent për blerje, duke iu shmangur procedurave të rregullta.

“Ka email që i është dërguar nga ana e Rozetës dhe Kurti më pas e ka mbledhur qeverinë dhe e ka vendos që 10 milionë euro të shkojnë, duke iu shmangur procedurave të rregullta të blerjes së rezervave shtetërore”, tha Selmanaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit