Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje elegante dhe të kuruar, këtë herë me një kombinim që përcjell freskinë e sezonit veror.
Balerina zgjodhi një bluzë të bardhë me detaje të valëzuara, të kombinuar me një fund të shkurtër me vija në nuanca të kaltra dhe të bardha.
Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël të kaltër me zinxhir dhe këpucë të bardha me taka të ulëta, duke ruajtur një balancë mes elegancës dhe stilit të përditshëm.



Edhe aksesorët ishin zgjedhur me kujdes. Syzet e diellit me kornizë të hollë dhe byzylyku i bardhë plotësuan veshjen, ndërsa flokët biondë, të lëshuara në valë të buta, i dhanë paraqitjes një pamje edhe më të natyrshme.
Kombinimi i së bardhës me të kaltrën, dy ngjyra karakteristike për sezonin veror, krijoi një stil të freskët dhe harmonik.








