6 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Selimi u reagon dy deptetëve të VV-së: Shihemi në gjykatë, kam marrë edhe mesazhe kërcënuese

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e Arbëreshë Kryeziu, të cilët e akuzuan se ka lobuar në Bruksel kundër heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Selimi ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se në të kundërtën, ka kritikuar BE-në për mbajtjen e sanksioneve.

“Dy deputetë të regjimit qeverisës të VV-së kanë deklaruar disa herë përgjatë javëve të kaluara se kam “lobuar në Bruksel”, si “zyrtar i lartë i PDK-së” për të mbajtur sanksionet e BE-së kundër Qeverisë së Kosovës. Këto janë gënjeshtra flagrante, por jam duke përgatitur një padi për shpfije.

Unë nuk jam “zyrtar i lartë” i PDK-së dhe as ndonjë zyrtar i PDK-së. Unë nuk kam qenë fare në Bruksel në vitin 2024 dhe nuk kam lobuar kurrë që BE të mbajë sanksionet. Unë kam bërë të kundërtën: kam kritikuar BE-në për marrëzinë e këtyre sanksioneve.” – ka shkruar ai.

Ai ka thënë se dy deputetët e VV-së do të duhet t’i provojnë në gjykatë akuzat e tyre të pabaza.

“E di që është fushatë elektorale dhe mënyra e ndyrë e VV-së përgjatë disa dekadave të ekzistencës së tyre është të njollosë, kërcënojë, sulmojë verbalisht (dhe fizikisht) këdo që mendon ndryshe, por këta dy deputetë gënjeshtarë do të duhet të provojnë në gjykatë akuzat e tyre të pabaza.

Unë kam faktet në anën time. Kam edhe mesazhe kërcënuese që kam marrë nga trollët e VV-së të cilat do t’i dorëzoj në gjykatë. Të gjitha të ardhurat eventuale do t’i dhuroj për gratë e Krushës së Madhe që humbën burrat në luftë, por iu mohua ndihma nga kjo elitë qeveritare e korruptuar moralisht dhe financiarisht.” – ka thënë ai.

Në fund, Selimi e ka përmendur edhe deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen ndaj aleatëve të vendit.

“Kosova ka sanksione sepse ne kemi një qeveri që ka qenë katastrofike 4 vitet e fundit dhe nuk dëshirohet. Vetë presidentja Osmani akuzoi qeverinë në fjalimin e saj të përvitshëm se ka bërë bixhoz me të ardhmen tonë me sulme të pabaza kundër aleatëve. Shihemi në gjyq.” – ka shkruar ai.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit