Petrit Selimi, analist, ka komentuar kritikat e fundit të Gjermanisë karshi Qeverisë së Kosovës në lidhje me CEFTA-n.
Në shkrimin e tij, Selimi ka vlerësuar se këto tensione ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Gjermansië janë çuditëse.
“Procesi i Berlinit është i vetmi mekanizëm rajonal ku Kosova trajtohet në mënyrë të barabartë dhe ku flamuri ynë valonte me flamuj ballkanikë. Tensionet e reja të Kurtit me Gjermaninë për këtë mega-iniciativë janë çuditëse. Por kaq shumë vija të kuqe janë kaluar, të gjithë jemi mpirë me lajme të tilla” – ka shkruar ai.