Petrit Selimi ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin për ndarjen e pakos emergjente për disa kategori.
Sipas Selimit, Kurti ka shpenzuar një çerek miliardi euro për dy vite për të korruptuar popullin, vetëm për të shtrirë pushtet.
Sipas tij me këto para ka mundur të ndërtohej një termocentral.
“Një njeri i paedukum ekonomikisht dhe i cekët filozofikisht i shpenzoi një çerek miliardë euro për dy vjet me korruptu një popull, që me siguru pushtet absolut. Me ato pare ka mujt me ndërtu një termocentral por ja që ky shkatërrues i çkado që prek, s’ka synime të tilla”, shkroi Selimi në X.






