17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Selimi për “efektin e menjëhershëm” të shefit të CIA-s: Papritmas, asnjë breshëri e përditshme e planeve për hapjen e urës

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, ka thënë se vizita e shefit të Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA), William Burns, në Prishtinë, në fund të javës, ka pasur efekt të menjëhershëm në politikën kosovare, posaçërisht sa i përket planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

“Vizita e drejtorit të CIA-s duket se ka pasur efekt në Kosovë. Ai solli të njëjtin mesazh që kishte ambasadori amerikan: punoni me ne, mos përshkallëzoni. Krejt papritmas, asnjë breshëri e përditshme rreth planeve për të hapur urën [e Ibrit]. Duket se problemi është pluhurosur dhe ne mund të fokusohemi në gjëra të tjera”, ka shkruar pasdite ish-shefi i diplomacisë kosovare.

Shefi i CIA-s e përmbylli “turneun ballkanik” me një vizitë dyditore në Kosovë – vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar amerikan prej kohësh – në kuadër të së cilës takoi krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës kosovare. Pak detaje u dhanë rreth asaj që Burns diskutoi në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e kryespiunit amerikan si “moment të rëndësishëm historik” në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA). E vizita e një prej figurave qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, erdhi ndërsa Uashingtoni synon t’i zbusë tensionet në rritje në rajon, posaçërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit