-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Selimi pas “kërcënimit” të Kurtit ndaj mediave: Ah, Albini i vjetër e i zemëruar është kthyer

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që “të ndiqen parat e pista”, me të cilat, akuzoi se “regjimi i vjetër” paguan disa media në Kosovë.

Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se “Albini i vjetër është kthyer”.

Sipas tij, ai po sulmon “të gjithë të tjerët që marrin frymë në Kosovë”.

“Ah. Albini i vjetër i zemëruar është kthyer. Kryeministri i Kosovës mban një fjalim në Internacionalen Socialiste në Nju Jork dhe shfrytëzon rastin për të sulmuar “regjimin e vjetër” në Kosovë (në thelb të gjithë të tjerët që marrin frymë në Kosovë). Ai kërcënon edhe mediat që me sa duket janë të gjitha të paguara nga disa forca të liga.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Kurti në këtë fjalim tha:

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit