8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Selimi paralajmëron padi ndaj deputetëve të VV-së: S’kam lobuar për sanksione, por kam kundërshtuar ato

- Advertisement -

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha dhe Arbëreshë Kryeziu, të cilët e kanë akuzuar se ka lobuar në Bruksel kundër heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Selimi i quajti këto akuza si “gënjeshtra flagrante” dhe bëri të ditur se po përgatit një padi për shpifje ndaj dy deputetëve të LVV-së.

“Dy deputetë të regjimit qeverisës të VV-së në Kosovë kanë deklaruar disa herë se kam ‘lobuar në Bruksel’ javët e kaluara, si ‘zyrtar i lartë i PDK-së’ për të mbajtur sanksionet e BE-së kundër qeverisë së Kosovës. Këto janë gënjeshtra të hapura, por tani jam duke përgatitur një padi për shpifje”, ka shkruar Selimi.

Përkundrazi, Selimi deklaroi se ka kritikuar publikisht sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, duke i konsideruar ato si të padrejta dhe të dëmshme.

“Unë nuk jam ‘zyrtar i lartë’ i PDK-së e as ndonjë zyrtar i PDK-së. Unë nuk kam qenë fare në Bruksel në vitin 2024 dhe nuk kam lobuar kurrë që BE të mbajë sanksionet. Unë kam bërë të kundërtën: të kritikoj BE-në për marrëzinë e këtyre sanksioneve”, ka shtuar Selimi.

Ai gjithashtu akuzoi VV-në për përdorim të “metodave të ndyra” në përpjekje për të njollosur kundërshtarët e saj politikë.

“E di që është fushatë elektorale dhe mënyra e ndyrë e VV-së përgjatë disa dekadave të ekzistencës së tyre është të njollosë, kërcënojë, sulmojë verbalisht (dhe fizikisht) këdo që mendon ndryshe, por këta dy deputetë gënjeshtarë do të duhet të provojnë në gjykatë akuzat e tyre të pabaza”, ka shkruar Selimi.

Selimi tha se çdo e ardhur që mund të fitojë nga kjo padi do të dhurohet për gratë e Krushës së Madhe, të cilat sipas tij janë lënë pa ndihmë nga qeveria aktuale.

“Unë kam fakte në anën time. Kam edhe DM kërcënuese që kam marrë nga trollët e VV-së të cilat do t’i dorëzoj në gjykatë. Të gjitha të ardhurat eventuale do t’i dhuroj për gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët në luftë, por iu mohua ndihma nga kjo elitë e korruptuar moralisht dhe financiarisht qeveritare”.

Selimi përmendi edhe deklaratën e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrëdhëniet e tensionuara me aleatët ndërkombëtarë.

Ai e cilësoi qeverinë si “katastrofike” në katër vitet e fundit, duke theksuar se kjo është arsyeja pse Kosova gjendet nën sanksione.

“Kosova ka sanksione sepse ne kemi një qeveri që ka qenë katastrofike 4 vitet e fundit dhe nuk kërkohet. Vetë presidentja Osmani akuzoi qeverinë në fjalimin e saj të përvitshëm se e ka ‘bixhoz; të ardhmen tonë me sulme të pabaza kundër aleatëve. Shihemi në gjykatë”, ka përfunduar Selimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit