Selimi me mesazh për krerët e UÇK-së: Kosova është bashkë me ju, duhet të jeni krenarë

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka përcjellë një mesazh për krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në Debat Plus, Selimi tha se dëshiron t’i përshëndesë ata që ndodhen “prapa grilave”, duke shprehur mbështetjen e tij dhe të Kosovës për ta.

“Dua t’i përshëndes edhe ata që janë prapa grilave. Nëse mund ta përcjellin këtë intervistë. Që Kosova është bashkë me ta. Ata duhet të jenë krenarë për punën dhe gjithë sakrificën që e kanë bërë për popullin”, tha Selimi.

Të ngjashme

Të fundit