Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar sekuestrimin e 6 ekskavatorëve, përgjatë zonës së Drinit të Bardhë.
Sipas Pacollit, aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Mjedisit, që konstatoi se operatorët ekonomikë po eksploatonin ilegalisht zhavorrin.
“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve” shkroi Pacolli.
Aksioni u zhvillua në Prizren, Pejë dhe Rahovec.
Ky është njoftimi i plotë i ministres:
Inspektorati i Mjedisit sot ka zhvilluar një aksion në terren përgjatë zonës së lumit Drini i Bardhë, ku ka evidentuar operatorë ekonomikë që po ushtronin veprimtari të kundërligjshme të eksploatimit të zhavorit.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 6 ekskavatorë në Prizren, Pejë dhe Rahovec.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të gjitha mjetet janë vendosur shiritat zyrtarë të ndalimit të punimeve.
Lumenjtë tanë nuk janë pronë e askujt për t’i shfrytëzuar kundërligjshëm. Çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe çdo veprim që dëmton pasuritë tona natyrore do të përballet me ligjin






