Dumani ka qenë një prej 10 personave të përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i vetmi nga rajoni, apo vendet evropiane, i cili është nderuar me një çmim të tillë simbolik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nderuar kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, si një prej kampionëve në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2024.
Dumani ka qenë një prej 10 personave të përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i vetmi nga rajoni, apo vendet evropiane, i cili është nderuar me një çmim të tillë simbolik.
“SHBA-të i japin përparësi luftës kundër korrupsionit, por nuk mund të ketë sukses vetëm. Kjo është arsyeja pse DASH po nderon 10 individë të shquar, guximi dhe përkushtimi i të cilëve kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në parandalimin, ekspozimin dhe luftimin e korrupsionit. Urime!”, shkruhet në njoftim.
Gjatë ceremonisë, Blinken i ka takuar posaçërisht 10 pjesëmarrësit, teksa ka shpërndarë edhe disa trofe simbolikë për ta.
“Altin Dumani ka goditur politikanë të lartë edhe grupe të rëndësishme kriminale. Duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është një nga njerëzit dhe institucioni më i besueshëm në Shqipëri”, është ndërkaq motivacioni që u shpall nga DASH, në raport me kreun e SPAK, përsa i takon vlerësimit si ‘kampion i anti-Korrupsionit’.