Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

- Advertisement -

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kodrat e Hekalit, në Bashkinë Mallakastë në Shqipëri.

Gjatë gjithë ditës, helikopteri operoi në këtë zonë duke ndihmuar forcat në terren në izolimin e vatrave të zjarrit.

Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Kjo ishte vatra e fundit dhe më e vështira për shkak të terrenit të thepisur, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve./A2Cnn

Të ngjashme

Të fundit