10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Sejdiu: Nuk do të ndalemi me protesta derisa kryeministri të kërkoj falje

- Advertisement -

Ai ka thënë se këtë nuk do ta bëjnë përderisa kryeministri Albin Kurti nuk kërkon falje për deklaratat e tij për Oliver Ivanoviqin.

“Presim kryeministri, Albin Kurti të sqarojë deklaratën për Oliver Ivanoviqin. Nuk do të ndalemi me protesta, derisa kryeministri Kurti të kërkojë falje. Para një kohe Ivanoviqin e pati quajtur kriminel dhe tani me quajt hero, nuk di çka me thanë”, tha ai tek “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje Sejdiu nuk përjashtoi që protesta të mbahen edhe në qytete tjera përpos Prishtinës.

“Për protestat e ardhshme se ku do të zhvillohet do të bisedojmë me këshillin, ndoshta do të ketë edhe në qytete të tjera por njëherë vetëm në Prishtinë”, shtoi ai.

Sejdiu ka thënë se janë kontaktuar edhe nga deputetë por protesta ishte individuale.

“Neve na kanë kontaktu edhe deputetët por nuk deshtëm të hyjmë me ta, vetëm ne kemi dashtë si fëmijë të dëshmorëve dhe martirëve të luftës”, ka sqaruar ai.

Ndryshe sot është protestuar për deklaratat e kryeministrit Kurti se Oliver Ivanoviqi ishte “njeri që punoi për interesat e komunitetit të vet” dhe porositi që “të ruhej kujtimi për të”.

Organizatori i kësaj proteste, Berat Beqiri përmes kësaj nisme tha se daklaratat e pamatura dhe siç tha ai, të rrezikshme politike, do të pasohen me kundërshtimin e tyre dhe me kërkesën për dorëheqje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit