16.1 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Sejdiu: Njerëzit në Kosovë e kanë të paqartë të ardhmen, kjo si pasojë e traumave nga elita politike

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu e lë në faj elitën politike, për “traumat” që ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, kjo vjen pasi njerëzit në Kosovë nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre, pasi askush nga elita politike nuk e bën të ditur një gjë të tillë.

“Njerëzit në Kosovë e kanë të paqartë të ardhmen e vendit, dhe kjo paqartësi vjen si pasojë e traumave të drejtpërdrejta që na i shkakton elita politike. Kjo elitë politike, ka vjet që të vetmin ilaç që e ka, është konflikti, trauma dhe diskutimi polarizues non-stop. Pra këtu askush nuk tregon për të ardhmen”, u shpreh Sejdiu në “DPT te Fidani”.

Të ngjashme

Të fundit