9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Sejdiu: Nëse vazhdon ky trend, do të ketë ikje më të madhe të mjekëve sesa vitin e kaluar

- Advertisement -

E dikur një ish-sekretar i ministrisë së Shëndetësisë Pleurat Sejdiu, që sot është kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, nuk ka dashur shumë të flas për furnizim me barna në QKUK edhe pse punon në klinikën e Ortopedisë, duke thënë se për këtë duhet pyetur Bordin e SHSKUK-së.

Më shumë ka folur për ikjen e profesionistëve shëndetësor nga sektori publik në atë privatë ose edhe jashtë vendit.

Për këto të fundit ka përmendur disa arsyeja.

“Sa i përket mjekëve që po dalin jashtë Kosovës, janë të rinj dhe janë të papunë dhe e shohin perspektiven jashtë, ndër arsyet që i dhanë ata përmes një deklarimi të tyre, janë çështjet e punësimit, kushtet e punës dhe çështja e shkollimit post diplomim dhe e treta është puna e pagesës. Por këto dy të parat janë determinuese, sipas të gjitha gjasave. Janë mbi 45 më duket, 48 deri më sot që kanë ikur vetëm gjatë këtyre gati tre muajve, që është numër i madh dhe numër brengosës dhe me gjasë do ta kaloj atë të vitin 2022, që numri ka qenë 211”, thotë Sejdiu.

Por çka pret Pleurat Sejdiu dhe cilat janë ndryshimet e mundshme që mund t`i bëjë ministri aktual Arben Vitija?

“E kemi thënë edhe në fillim kur është kthyer se kjo kohë prej 2 vitesh dhe tash kjo koha deri në zgjedhje të ardhshme … Unë besoj se ka kohë Arben Vitia që vetëm ta stabilizojë dhe është shumë vështirë që të ecet diçka përpara, ndërrimet e shpeshta kanë ndikuar dhe ajo periudha tre mujore e vakumit a qenë mjaftë, që ka dëmtuar, kështu që shpresojmë vetëm çka presim stabilizim i gjendjes, dhe sa do të arrijë, të shohim”, thotë ai. /Blic/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit