Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook lidhur me daljen në votime, e cila mbetet ndër më të ulëtat në një kohë të gjatë.
Sejdiu shkroi se e kupton lodhjen e qytetarëve nga zhurma politike, urrejtja, përçarja dhe tensioni i vazhdueshëm publik. Megjithatë, sipas tij, pikërisht kjo lodhje është ajo që synon politika që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos marrin pjesë në vendimmarrje.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të votojnë, duke e paraqitur votën si mjet për të ndëshkuar politikën e urrejtjes, përçarjes dhe arrogancës.
Sejdiu ka shtuar se qytetarët kanë mundësi t’i japin zë “një Kosove tjetër”, të cilën e përshkruan si më normale, më të qetë dhe më të zhvilluar.






