Analisti politik Dardan Sejdiu, e ka vlerësuar brengosëse për Kosovën deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Tiranë, ku tha se ajo që kemi premtuar ne është realizuar, ndërsa ajo që keni premtuar ju nuk është realizuar.
Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës tha se kjo deklaratë e presidentit Macron i bie se Kurtiështë zotuar ne tryeza serioze dhe nuk i ka qëndruar fjalës.
“I bie që zotëri Kurti ka thënë diçka dikund, në tryeza serioze, është zotuar për diçka dhe nuk i ka qëndruar pas fjalës. Kjo ka rezultuar me pasoja, sepse i kemi masat ndëshkuese ende valide”, u shpreh Sejdiu.