Seanca për presidentin vazhdon sot

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës mbrëmë ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, pas mbajtjes së rundit të parë të votimit në mungesë të partive opozitare.

Në seancë ishin të pranishëm 64 deputetë, ndërsa opozita e bojkotoi procesin.

Në rundin e parë të votimit, kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk mori asnjë votë.

Procesi i votimit u zhvillua edhe pse në sallë nuk ishin të pranishëm dy të tretat (80) e deputetëve, që kërkohet për fazat fillestare të zgjedhjes së presidentit.

Pas përfundimit të rundit të parë, Albulena Haxhiu, kryesuese e Kuvendit, njoftoi se seanca do të vazhdojë të martën (sot).

Të ngjashme

Të fundit