Këngëtarja e hitit “Toxic” postoi një video të saj në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar:

Tease për projektin e ri që vjen së shpejti! SEX N DIAMONDS

Lajmi erdhi disa orë pasi Page Six konfirmoi se ekipi i saj komunikoi me Charli XCX dhe Julia Michaels për të shkruar këngë për albumin e saj të ardhshëm të mundshëm. Burimi zbuloi se projekti ishte në fazat fillestare dhe asgjë nuk ishte regjistruar ende. Ndërsa ka kohë që Spears ka lëshuar këngë solo, ajo u shfaq në “Hold Me Closer”, një bashkëpunim me Elton John në 2022 dhe “Mind Your Business”, me will.i.am në 2023.

Fituesja e Grammy kujtoi regjistrimin e duetit me John pas përfundimit të betejës së saj për konservatoinr në nëntor 2021. Në librin e kujtimeve të saj të vitit 2023 “The Woman In Me” ajo shkroi:

Regjistrimi i ‘Hold Me Closer’ dhe publikimi i tij në botë ishte një përvojë fantastike.

Spears vazhdoi më tej, duke deklaruar se prioriteti i saj nuk është të ketë sukses në muzikë, por të “gjejë” veten.