Sulmuesi veteran nuk ka qenë i hapur rreth të ardhmes së vet në ekipin kombëtar, pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku në Kupën e Botës në Katar.
Gjithsesi Martinezi është mbështetur edhe këtë herë në Ronaldon për ta udhëhequr vijën e sulmit, pasi të premten e publikoi listën me lojtarët e ftuar nga ai për herë të parë që prej se e zëvendësoi Fernando Santosin në stolin e Portugalisë këtë janar.
I pyetur nga gazetarët pse e fitoi Ronaldon, Martinezi tha: “Cristiano Ronaldo është një lojtar i përkushtuar. Ai është një figurë e rëndësishme për ekipin dhe mund të ofrojë përvojë. Nuk e shikoj moshën”.
Ronaldo u ftua pavarësisht se kishte humbur vendin në kombëtare nën urdhrat e Santosit, i cili parapëlqente Goncalo Ramosin e Benficas, i cili është ftuar gjithashtu.
Pjesë e skuadrës është edhe i huazuari i Chelseat Joao Felix e ka vend edhe për lojtarin e Liverpoolit Diogo Jota i cili rikthehet pavarësisht lëndimit që pësoi në tetorin e vitit të kaluar.
Aktualisht i barabartë me Bader Al-Mutawa në 196 paraqitje me ndërkombëtare, më se shumti në historinë e futbollit të meshkujve, Ronaldo do të kalojë atë shifër në dy ndeshjet e para kualifikuese të skuadrës së tij.