22.1 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Së paku 12 të vdekur nga rrëmuja në një stadium në Madagaskar

- Advertisement -

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur e rreth 80 të tjerë janë lënduar nga rrëmuja e shkaktuar nga tifozë të sportit që po mundoheshin që të hynin në stadiumin kombëtar të Madagaskarit për ceremoninë hapëse të Lojërave Ishullore të Oqeanit Indian, tha të premten kryeministri i shtetit afrikan.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale, punëtorët e Kryqit të Kuq shihen duke u ofruar ndihmë dhjetëra njerëzve të lënduar afër shtegut për vrapim, raporton agjencia “Reuters”.

Kryeministri Christian Ntsay tha se 11 prej të lënduarve ishin në gjendje kritike.

Nuk qe menjëherë e qartë se çfarë e kishte shkaktuar rrëmujën, por të paktën 15 persona kishin vdekur në një incident të ngjashëm në stadiumin “Mahmamasina” më 2019.

“Një ngjarje fatkeqe ndodhi. Pati rrëmujë në hyrje. Kishte shumë lëndime. Do të mbajmë disa sekonda heshtje, sepse bashkëvendës tanë kanë vdekur, kur ata deshën të hynin”- tha para turmës në stadium presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina.

Pas heshtjes për t’i nderuar viktimat, ceremonia vazhdoi me një shfaqje me laserë e fishekzjarrë.

Lojërat Ishullore të Oqeanit Indian janë themeluar në vitin 1977 nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe në to marrin pjesë atletë nga Mauritiusi, Seychelles, Komoret, Madagaskari, Mayotte, Riunioni dhe Maldivet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit