-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

“S’e dimë ku janë fëmijët”, flet vëllai i Liridonës, thotë se janë të pavërteta raportimet për shkurorëzim

Janë bërë 4 ditë që nga vrasja e Liridona Ademaj. Për vrasjen e saj burri i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se kishte porositur vrasjen, që ishte ekzekutuar nga Plava për 30 mijë euro. Raportohet se të dy e kanë pranuar fajësinë para hetuesve. Ndërkohë, i arrestuari i tretë, është Kushtrim Kokalla.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihen, teksa është raportuar se çifti kishin pasur probleme gjatë vitit 2019, ku dhe u tha se kishin tentuar të ndaheshin. Për këto raportime ka folur vëllai i Liridonës, i cili është shprehur se çifti nuk kanë pasur probleme asnjëherë dhe se janë të pavërteta raportimet rreth shkurorëzimit.

I njëjti ka shtuar se nuk kanë informacione se ku gjenden fëmijët dhe se motra e tij ka pasur siguri, teksa ka shtuar se të hënën pritet të marrin përgjigje për zhvarrimin e trupit të pajetë.

“Presim të hënën që me na kthy përgjigje për zhvarrim. Çifti nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se nuk janë të vërteta ato që kanë dashtë me u shkurorëzuar. Jemi të tronditur se as vet se kemi besuar që ai e ka bo këtë send. Fëmijët nuk kemi informacion se ku janë, nuk e di çka ka mundur me çu deri aty. Motra jonë ka pasur siguri shumë të madhe se është ne shtetase e Suedisë”, ka thënë ai për Nacionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit