Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz i kërkoi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kancelaria gjermane.